Ndaloni dhimbjen e dhëmbit nga shtëpia

Në shumicën e rasteve dhimbjet e forta të dhëmbit ndodhin gjatë natës, kështu që është e pamundur që të shkosh të marrësh mjekim tek dentisti.

Dhimbja e dhëmbit është një nga dhimbjet më të padurueshme në trupin e njeriut dhe sigurisht asnjëri nga ne nuk do të dëshironte ta ndjejë atë.

Për këtë arsye të gjithë duhet të kenë në shtëpitë e tyre disa mjekime natyrale që mund ta qetësojnë këtë dhimbje të paktën deri në mëngjes.

Hudhra

Vendosni hudhër me pak kripë në dhëmbin e sëmurë. Ajo do ta qetësojë dhimbjen, pasi hudhra është ilaçi më efikas shtëpiak, që shfrytëzohet kundër dhimbjes së dhëmbit.

Akulli
Vendoseni akullin tek dhëmbi që ju dhëmb dhe provoni ta shtypni atë. Në këtë mënyrë do të qetësohet dhimbja, pasi akulli do të mpijë nervat.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT