Ndalohen 27 klandestinë nga Siria dhe Eritrea

Policia Kufitare e Kakavijës në Gjirokastër ka ndaluar në territorin tonë gjatë orëve të para të së dielës 27 klandestinë që vinin nga Siria dhe Eritrea.
Sipas policisë, klandestinët janë kapur në momentin që po përpiqeshin të kalonin kufirin në zonën e quajtur “Mulli”.
Nuk dihet nëse ka femra apo fëmijë mes tyre, por si gjithmonë forcat e Policisë Kufitare mbeten vigjilente për shkak të fluksit të madh të klandestinëve nga vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që tentojnë të shfrytëzojnë Shqipërinë si pikë tranziti për të mbërritur më pas drejt vendeve të Europës.

Policia Kufitare njofton se po punohet për riatdhesimin e tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT