Ndalet kamioni nga Kosova me 20 kg heroinë

    Policia Kufitare e Morinës ka sekuestruar rreth 20 kg. heroinë gjatë kontrollit nga agjentët të një kamoni me targë AA 090 IF.

    Automjeti drejtohej nga shtetasi Arben Prendi, 43 vjeç nga Lezha. Në kabinën e shoferit, poshtë sediljes, agjentët kanë konstatuar një valixhe, brenda së cilës u gjetën rreth 20 kg. drogë e llojit heroinë.

    Drejtuesi i kamionit po e transportonte lëndën narkotike nga Kosova për në Shqipëri.

    Ai është ndaluar dhe është marrë në pyetje nga agjentët për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës