Pas një serie pozitive në Europa Ligë, Kupë të Italisë dhe Seria A, Fiorentina është dorëzuar para Lacios. Klubi vjollcë ka pësuar humbje të thellë teksa është mposhtur në “Olimpico” me rezultat 4-0.
Pas vetëm 6 minutave lojë, Lacio kaloi në epërsi me një gol të Lucas Biglia. Në pjesën e parë nuk pati më goli, edhe pse vendasit kishin raste për të shënuar edhe disa gola tjerë.
Në pjesën e dytë kur pritej një reagim më i mirë i Fiorentinës, ndodhi e kundërta. Lacio shënoi për 2-0 me Antonio Candreva (65’) nga pika e bardhë.
Në minutën e 75-të Miroslav Klose vulosi fitoren e kryeqytetasve. Dhjetë minuta më vonë gjermani thelloi humbjen e Violas duke shënuar për 4-0 dhe tri pikë të reja për Lacion që e ngjitin në poziten e tretë me 46 pikë, katër më pak se Roma e vendit të dytë.
- Advertisement -