Ndahet nga jeta prezantuesi amerikan, me origjinë shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare prezantuesi i njohur amerikan, me origjinë shqiptare, Regis Philbin.

Kanë qenë vetë famljarët e tij që e kanë publikuar lajmin e hidhur.

“Jemi shumë të trishtuar t’ju themi se i dashuri ynë Regis Philbin ndërroi jetë, natën e kaluar për shkaqe natyrale, pranë ditëlindjes së tij të 89-të.

Familja dhe miqtë e tij janë përgjithmonë mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të, për ngrohtësine e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për ta kthyer çdo ditë, në diçka për të cilën ja vlente të bisedoje. Falenderojmë fansat dhe admiruesit e tij për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare dhe kërkojmë privatësi për të vajtuar humbjen e tij”, thuhet në reagimin e familjarëve për CNN.

Ai ka qenë prezantues i disa prej emisioneve më të ndjekura në Amerikë.

Para 10 vitesh, teksa intervistonte Kara DioGuardi, muzikanten shqiptaro-amerikane, Philbin foli për origjinën e tij në emision. Ai u shpreh:

“Siç të kam thënë për vite me rradhë (drejtuar koleges së tij), nga ana e mamasë origjina ime është shqiptare.

Në u dëbuam nga Shqipëria, kaluam Adriatikun dhe u vendosëm në Itali, në një fshat të vogël që quhej Greçi. Kështu nisi gjithçka aq shumë kohë më parë dhe një ditë, papritur, kjo vajzë e bukur (referuar DioGuardi-t) më thotë se jemi kushërinj.”

Më pas, ai tha se emri i nënës së tij është Filomina Basha (Florence Filomena Boscia). Filomina u martua me Frank Philbin, i cili ndërroi jetë në 1978-ën. Ajo vdiq në 1987-ën, në La Hoja të Kalifornisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT