Ndahet nga jeta Miss Pakistani

Mbretëresha e bukurisë pakistaneze Zanib Naveed ka humbur jetë fundjavën që lamë pas nga një aksident me makinë.

Mediat e huaja shkruajnë se 32 vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit tip Merceses CL duke u përplasur me një bordurë.

Për pasojë mjeti u kthye përmbys dhe Zanib gjeti vdekjen menjëherë. Vdekja e 32-vjeçares u konfirmua nga Policia e Shtetit Maryland dhe u tha se në vendin e ngjarjes nuk kishte asnjë person tjetër.

Zanib Naveed u shpall Miss Pakistani në vitin 2012 dhe në atë kohë tërhoqi vëmendjene  të gjithëve me pamjen e saj./Front Online/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com