Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Luan Kleqka, raoorton Gazeta Blic.

“Ikja në amshim në moshë ende të re, e bënë Luanin njeriun që krijon boshllëk në shoqërinë tonë. Ishte i dalluar në Luftën Çlirimtare për të vazhduar njëjtë edhe në rrethana paqeje, me të njëjtin vullnet” shkruan Haradinaj në facebook.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të Luanit.

Letra e plotë e ngushëllimit:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e luftëtarit të dalluar të UÇK-së, Luan Kleqka.

Ikja në amshim në moshë ende të re, e bënë Luanin njeriun që krijon boshllëk në shoqërinë tonë. Ishte i dalluar në Luftën Çlirimtare për të vazhduar njëjtë edhe në rrethana paqeje, me të njëjtin vullnet.

Ndajmë dhembjen me familjen Kleqka, bashkëluftëtarët e Luanit dhe gjithë ata që patën rastin ta njohin.

Luani u prehtë në paqe!

RH