Ndahen 22 “tërrtaqa” për fermerë

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë sot 22 motokultivatorë për bujqit vushtrrias.

Kjo është bërë në kuadër të një projekti në përkrahje të fermerëve në këtë komunë.

Në ceremoninë e ndarjes së motokultivatorëve, kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, ka thënë se prioritet i institucionit që drejton është përkrahja e bujqësisë.

Përveç mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake të komunës, fermerët përfitues të motokultivatorëve kanë participuar me nga 560 euro.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT