Natyra gjëlberon në shtëpitë e braktisura e fshatit kinez

Aty ku njeriu heq dorë, largohet, natyra rikthehet për të rimarrë sërish në gjirin e vet atë që i takon.

Kështu ka ndodhur me një fshat të braktisur në arqipelagun Shengsi në Kinë. Zhuanshan është një fshat i braktisur. Dikur banohej vetëm nga peshkatarë, që përmes këtij aktiviteti siguronin burimin e mjaftueshëm për jetesën.

Por me zhvillimin e industrisë dhe teknologjisë, të rinjtë nisën të braktisin profesionin e të parëve të tyre dhe u zhvendosën në qendrat urbane. Dalëngadalë së bashku me ta lëvizën edhe të moshuarit, duke bërë që sot fshati të mos ketë asnjë banor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT