Naser Aliji në radarin e Newcastle

Newcastle në gjurmët e Naser Alijit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare cilësohet si një prej pesë alternativave për të përforcuar “qymyrxhinjtë” gjatë merkatos së Janarit.

Sipas britanikes “Chronicle Live”, prej ecurisë së dobët në këtë sezon dhe fakti që janë në garë për të mbijetuar në Premier League-n angleze ka bërë që te Newcastle të hedhin sytë nga yjet e rinj të Europianit 2016.

Lojtarë cilësorë, që e kanë ende karrierën përpara, por mbi të gjitha me çmim të ulët në merkato.

Në profilin dedikuar Alijit, “Chronicle Live” theksonte se mbrojtësi i majtë është aktivizuar për U-21 të Zvicrës përpara se të zgjidhte të luante për Shqipërinë.

21-vjeçari i lindur në Kumanovë u kthye të Baseli pas sezonit të kaluar në formë huazimi te Vaduzi. Por, Aliji do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Zvicrës, që skadon në verën e vitit 2017.

Mbrojtësi vlerësohet si një lojtar me të ardhme. Këtë e ka kuptuar edhe kompania gjigande e materialeve sportive, Nike, e cila i ka lidhur një kontratë si sponsor.

Vlera e Alijit në merkato përllogaritet në rreth 600 mijë stërlina, ose mbi 850 mijë euro, të cilat Newcastle duhet ti paguajë në arkën e Baselit, për ti bindur zviceranët ta shesin kuqeziun.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT