NASA vëren një objekt misterioz duke fluturuar afër Diellit

Ndjekësit e UFO-ve nga e gjithë bota janë duke spekuluar mbi origjinën e objektit misterioz të vërejtur nga imazhet e NASA-së.

Sipas teoricienëve konspirativ të gjithësisë, objekti nuk ka mundësi të jetë teknologji njerëzore pasi që po fluturonte shumë afër Diellit, dhe kështu ata kanë rënë në përfundim se ai është një flutarake aliene.
Imazhet ishin kapur nga kamerat speciale teleskopike të NASA-së të përdorura për të monitoruar aktivitetin diellor më herët këtë muaj, transmeton lajmi.net.
Por, në videon e postuar në YouTube, kishte të atillë që thoshin se forma e objektit të shfaqur në imazh mund të jetë rezultat i pikselëve të shformuar. (lajmi.net)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT