Napoli me një këmbë në gjysmëfinale të Europa League

Në ndeshjen e sotme Napoli ka treguar se është pretendent për të fituar Europa League, duke e mundur në Gjermani, Wolfsburgun, me rezultat 1:4.

Skuadra Benitezit, zhvilloj një lojë tejet të mirë, duke krijuar mundësi të mira, të cilat edhe i konvertoi në gola.

Golin e parë e shënoi Higuain në minutën e 15’, ndërsa dy gola i shënoi Hamsik në minutat 23’ dhe 64’. Kurse golin e fitores e vulos Gabbiadini në minutën e 77’. Golin e nderit për Wolfsburgun e shënoi Niklas Bendtner në minutën 80’. Kjo fitore e Napolit mund të jetë vendimtare për lojën e kthimit të cilën e luan në shtëpi të vetë./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT