Nait Hasani sulmon rëndë Prokurorët

A duhet te kem besim ne Prokuroret e shtetit ?
Me këtë fjali e nisi reagimin e tij deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, për zgjedhjen e prokurorit të shtetit.
Deputeti Hasani e ngriti çështjen se a mund të presin qytetarët e Kosovës mbrojtjen e tyre, duke parë nëpër konferenca e mbledhje si dhe në debate reagimet e tyre, të cilat i cilësoj si shumë të turpshme.
Nait Hasani ka kërkuar nga e para e vendit që të shkarkon të gjithë prokuroret e shtetit, të krijohet një komision hetimor, si dhe të nisin hetimet ndaj këtyre prokuroreve për keqpërdorim publik dhe fyerje të shtetit të Kosovës me formën e përzgjedhjes së tyre.
Ja reagimi i plotë i tij në rrjetin social facebook:
A duhet te kem besim ne Prokuroret e shtetit pas gjithe ketyre fyrjeve e talljeve me shtetin e Kosoves dhe papergjegjesin e tyre ndaj shtetit ?
Krejt cka pame neper konferenca e mbledhje te tyre dhe ne debatet ne zgjedhjen e prokurorit te shtetit , pame nje gje shume te turpshme dhe te rende mediakisht ne thyerjen e besimit te qytetareve tane ne e mbrojtesve te shtetit ne Prokuroret. Kur prokuroret e bene kete gje te turpshme, cka mund te presin dhe si mund te presin qytetaret e Kosoves mbrojtjen tyre dhe te shtetit nga keqperdorimete keqperdoruesit ku keqperdorues jane vet tame te njohur dhe publikisht prokuroret. Ku keqperdorimet po fillojne nga prokuroria e shtetit. Jo rastesisht dhe ne ne Kosove e kem kete gjendje ne shtetin tone, sepsek kem prokuror te tille, te papergjegjshem dhe sistem te drejtesise te turpshem.
Prandaj kerkoj nga presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga te shkarkon te gjithe prokuroret e shtetit.
Te krijoj nje komision hetimor dhe te nisin hetimet ndaj ketyre prokuroreve per keqperdorim publik dhe fyerje te shtetit te Kosoves me formen e perzhedhjeve te tyre.
Keta prokuror e kane kap shtetin e Kosoves, pa shkarkimin r tyre ne Kosove nuk ka e nuk mund te kete mbrojtje te qytetareve dh ete shtetit te Kosoves.
Presidentja nuk duhet te dekreton asnej prokuror ne te kunderten dhe presidentja eshte pergjegjese per kapjen e shtetit nga klanet ne sistemin prokurial te Kosoves.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT