Nait Hasani: Në PDK ka shumë të pakënaqur, por nuk flasin

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës në fjalën  tij në Konventën e Shtatë Jashtëzakonshme ka pasur mjaftë kritika për partinë e tij.

Ai ka deklaruar se partia nuk do të ndërtohet me njerëz të pazëvendësueshme, pasi të pazëvendësueshëm kanë qenë vetëm liderët komunist dhe PDK duhet të mos bie në ketë.  Tha se ministrat janë ndërruar më shpesh sesa në sistemet komuniste.

hasani ka thënë se të pakënaqurit jashtë të shumtë në PDK, por nuk guxojnë të flasin për shkak të gjendjes së tyre ekonomike dhe mundësisë të revanshit ndaj tyre.

“Në këtë salla janë shumë të pakënaqur dhe me qeverisjen lokale dhe qendrore, ka edhe shumë që duan të flasin, por nuk flasin se janë ngushtë ekonomikisht, dhe nuk mund ta bëjnë”, ka thënë Hasani.

“Ata janë të pakënaqur, prandaj ata po shpresojnë në ndryshimet që duhet të bëjë PDK-ja”.

Kryetari në ardhje i PDK-së do ta ketë shumë të vëshirë për përmirësimin e gjendjes në parti, ka pohuar Hasani.

“PDK-ja duhet të ketë parasysh sfidat që ka përpara. Kryetari në ardhje do të ketë një sfidë të madhe në rikuperimin e partisë”, tha ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT