Mesfushori i Roma-s, Radja Nainggolan ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja belge pasi u la jashtë listës për evenimentin e Kupës së Botës nga trajneri Roberto Martinez. 30-vjeçari ndihmoi Roma-n që të arrinte në gjysmëfinalet e Champions League, por ai nuk u thirr për në Rusi.
Belgjika bën pjesë në grupin e Anglisë, ndërsa në skuadër janë thirrur 15 lojtarë që luajnë në Premier League, nga 28 që është numri i përgjithshëm. Ndërsa do të ketë të tjera largime deri më 4 qershor kur do të publikohet lista përfundimtare.
“Radja Nainggolan është një nga lojtarët më të mirë. Arsyeja është taktike”, tha Martinez. “Në dy vitet e shkuar ekipi ka punuar në mënyrë specifike. Lojtarë të tjerë kanë këtë rol. Ne e dimë që Radja ka një rol të rëndësishëm në klub, por ne nuk mund t’i japim atij atë rol në skuadrën tonë”.
Nainggolan i është përgjigjur këtyre fjalëve në mediat sociale, pikërisht në Instagram, ku ka postuar: “Shumë shpejtë karriera ime si lojtar i kombëtares po përfundon. Kam bërë përherë më të mirën për të prezantuar fanellën e kombit tim”.
Lojtarët me bazë në Angli janë: Kevin de Bruyne dhe Vincent Kompany që luajnë te Manchester City, Eden Hazard te Chelsea dhe Romelo Lukaku te Manchester United. Ka pasur dyshime për sulmuesin e Crystal Palace, Christian Benteke, por ai është pjesë e skuadrës, gjithashtu si sulmuesi i Chelsea-t Michy Batshuayi. Batshuayi ishte në huazim te Borussia Dortmund që nga muaji janar, por dëmtoi ligamentin krocat në prill.
Sulmuesi i Liverpool Divock Origi, i cili ishte në huazim te Wolfsburg në Bundesliga 1 dhe sulmuesi i krahut Kevin Miralls i Everton, i cili iu bashkua grekëve të Olympiakos-it në formë huazimi në Janar, të dy janë lënë jashtë.
“Çdo lojtar në këtë skuadër ka nivel të ndryshëm ngarkese, ndaj po përgatitemi me 28 lojtarë”, shtoi Martinez.
Skuadra e Belgjikës
Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Matz Sels (Newcastle United).
Mbrojtës: Toby Alderëeireld (Tottenham Hotspur), Dedryck Boyata (Celtic), Laurent Ciman (Los Angeles FC), Christian Kabasele (Watford), Vincent Kompany (Manchester City), Jordan Lukaku (Lazio), Thomas Meunier (Paris St-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur).
Midfielders: Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Kevin de Bruyne (Manchester City), Mousa Dembele (Tottenham Hotspur), Leander Dendoncker (Anderlecht), Marouane Fellaini (Manchester United), Eden Hazard (Chelsea), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Dries Mertens (Napoli), Youri Tielemans (Monaco), Axel Witsel (Tianjin Quanjian).
Sulmues: Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Nacer Chadli (West Brom), Romelu Lukaku (Manchester United).