“Na pretë në besë…”!E-mail-i i çekut që bëri të qante pronaren e agjensisë

Turistët e huaj kur vijnë për të njohur dhe eksploruar një vend shoqërohen nga një guidë, pjestarët e së cilës i njohin të huajt me vendet, historitë e domethëniet e të veçanta e çdo qyteti. Ata i shoqërojnë turistët në të gjitha ditët e qëndrimit të tyre në vend, i njohin me ushqimet, tradicionale, zakonet, virtytet dhe vlerat e një populli. Pronarja e një agjensie ka publikuar në faqen e saj në facebook, e-mail-in që i ka dërguar një turist çek pas ngjarjes në Dukagjin.

Pronarja e Agjensisë, të cilën turistët çek e quanin Mat, ka qenë udhëheqësja e gudis së turistëve çek nëpër shqipëri, kur ata kishin ardhur për të njohur vendin tone.

Ajo i kishte dërguar atyre një mesazh ngushëllimi, por mesazhi me të cilin i ishte përgjigjur njëri prej turistëve çek  e kishte bërë për qartë.  Zhgënjimi dhe keqardhja ndaj shqipërisë dhe gjithë polpullit shqiptarë duket mjaft qartë në mesazhin e tij.

Ja postimi i plotë në Facebook i pronares së agjensisë

U nisa nje email ngushellimi miqve te mi çek, te cilet i kam njohur gjate guidave qe kemi bere.
Miq, te cilet na kane promovuar me mire se shteti jone! Zak, njeri prej tyre, me ktheu kete email i cili me me beri te qaj e ndjehem shume keq per vendin tim..
 
“Pershendetje Mati, Guida jone shqiptare ne Sarande dhe Gjirokaster! Te te them faleminderit per ngushellimin? Joooo, se pranoj kurre nje gje te tille.
Shqiperine permes syve dhe fjaleve te tua e pame ndryshe.. Na genjevee? Te lumte! Ne te besuam dhe ua rekomanduam dhe miqve tane. Sot ndihem fajtor Matild se fjalet e mia dhe te gjithe atyre qe rekomandojne vendin tuaj, sollen aty dhe kete cift. Po, ndihem fajtor se te besova ty… Matild te mbaj mend shum qarte: “Miresevini ne vendin tone”.
Une jam guida juaj… Shqiptari shquhet per mikpritje dhe bese prandaj ndihuni rehat. Keni BESEN time… Fundi udhetimit tone dhe perseri fjalet e tua: “ishte kenaqesi per mua te isha guida juaj. Ju uroj udhetim te mbare dhe ftojini miqt tuaj te vijne e ta shijojne Shqiperine..” Ti e mbajte fjalen tende se udhetimi jone shkoi shkelqyeshem. Dhe une e mbajta fjalen time, i rekomandova miqt e mi, çeket e mbajne fjalen. Ju vizitojne dhe promovojne. Shqiptaret e tu cfare bene? Na prene ne bese..”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT