“Na nderove si gjithmonë o shpirt” – Mesazhi i prindërve të Markut pasi u shpall kampion bote

Shpallja kampion bote e Florian Markut ka bërë jehonë kudo. Boksieri shqiptar ka marrë mesazhe urimi nga shumë personazhe publike, anembanë botës.

Për arritjen spektakolare të Markut, nuk kishte sesi të mungonte as reagimi i prindërve të tij.

E para që ka reaguar, ka qenë nëna e Florianit, e cila në llogarinë e saj private në Facebook ka shkruar:

“Urime shpirti mamit…”.

Mes fotove të suksesit tij ku gjendej edhe ky urim i nënës ka shkruar edhe babai i tij, i cili ka ripostuar mesazhin dhe fotot e bashkëshortes nën urimin:

“Na nderove si gjithmonë o shpirt.” Urime kampion!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT