Mustafi ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka thënë se nuk i intereson se në cilën pozitë do të përfundojë skuadra e tij.
Atij i intereson që ajo pozitë që në fund do ta mbajë Valencia, të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
“Nuk e kemi menduar asnjëherë se në cilin vend duam të jemi, në të tretin apo të katërtin. Qëllimi jonë është që të hyjmë në ‘Champions’. Vendi i tretë do të jetë mirë për ne, meqë do të shkonim direkt. Ne do të mundohemi që me rezultate pozitive ta arrijmë këtë qëllim”, ka thënë Mustafi të mërkurën për “mundodeportivo.com”.
Valencia aktualisht është e katërta dhe nëse mbetet në këtë pozitë, atëherë duhet që Ligën e kampionëve ta kërkojë përmes kualifikimeve. /koha.net/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT