Mustafës do t`i kontrollet pasuria

Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa sot i ka rënë shorti që t’i hetohet pasuria nga Agjencia Anti Korrupsion.

Në listën e zyrtarëve të lartë publik, të cilët do t’i nënshtrohen kontrollimit të plotë të pasurisë është edhe , zëvendëskryemini njëherit Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e disa zyrtarë  të tjerë.

Kontrollimi i plotë i pasurisë do të përfundojë në fund të këtij viti ku do të publikohet edhe raporti i të gjeturave, njofton Klan Kosova.

Në këtë listë përfshihen 806 formularë të zyrtarëve publik apo 20% e listës totale prej 3900 zyrtarëve të lartë publik, që kanë bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë e që do t’i nënshtrohen tashmë kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsion, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT