Mustafën e gëzoi trofeu i Prishtinës

Kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, ka uruar Prishtinën për suksesin e arritur në Ligën Ballkanike, teksa u shpall kampion midis Samokov të Bullgarisë, me dy fitore ndaj ekipit Rilski.

“Sonte KB Prishtina na gëzoi me trofeun e parë ndërkombëtar në kuadër të Ligës Ballkanike. Ju lumtë djema! Është dashur punë e madhe për të arritur këtë rezultat, por është dashur punë po aq e madhe për ndërkombëtarizim të sportit”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Padrejtësisht, kemi qenë për kohë të gjatë të izoluar nga arena ndërkombëtare sportive, por tani me punë po arrijmë që të bëhemi pjesë e rëndësishme e hartës botërore të sportit! Shpresojmë që së shpejti të marrim trofe edhe në sportet tjera!”, ka thënë më tej ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT