Punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt do të qëndrojnë ende në tendën e vendosur para Qeverisë qe më shume së njëqind ditë.
Kjo pasi që Qeveria nuk ka mjete për t’i paguar punëtorët të cilët kërkojnë që Qeveria ta respektojë vendimin e gjykatës.
Kryeministri Isa Mustafa tha sot në Kuvend se Qeveria nuk ka mjete nga buxheti i Kosovës që t’i paguajë punëtorët e kësaj fabrike.
“Ne me buxhetin tonë nuk kemi mjete për të ndarë për këta punëtorë. Në AKP është vlera e shitur e fabrikës dhe ajo vlerë nuk e kompenson shumën e vendimit që ka caktuar Gjykata. Unë nuk shoh mundësi që këtë ta bëjmë me mjetet e buxhetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa teksa është pyetur nga deputetët.
Ai është pyetur edhe për të zhdukurit, që sipas deputetes Teuta Haxhiu nuk është biseduar fare në bisedimet me Serbinë në Bruksel.
Mustafa tha se cështja e të pagjeturve është hapur në Bruksel :Nuk e kemi caktuar kohën se kur do të diskutojmë por e kemi diskutuar se kjo është e domosdoshme që të bisedohet në mënyrë që familjeve të të pagjeturve t’u ipet një përgjigje.