Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pritet që në ditët në vijim të zhvillojë një takim me disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht me anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.
Burime të “Zërit” mësojnë se ky takim është konfirmuar edhe nga Kryeministria dhe që pritet të mbahet më 8 prill.
Nga ana tjetër, ai që nuk ka pranuar takim me këta përfaqësues është Agim Çeku, kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
Të njëjtat burime mësojnë se ka 10 ditë që ish-kryeministri Çeku nuk u ka kthyer përgjigje Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e cila udhëhiqet nga Xhevdet Qeriqi.
Ndryshe, të premten është paralajmëruar një protestë nga ky Këshilli lidhur me zvarritjen e listave të cilat janë përpiluar nga Komisioni qeveritar.
- Advertisement -