Mustafa: MSA i hap perspektivë të gjithanshme vendit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën sepse kemi të bëjmë me një dokument tepër të rëndësishëm për Kosovën.

Ai falënderoi të gjithë ata që kanë punuar deri më sot për këtë marrëveshje si dhe BE-në.

Kryeministri Mustafa tha se ky proces është tepër i rëndësishëm në krijimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin ekonomik.

Ai tha se pret të gjithë deputetët ta miratojnë Projektligjin, si një dokument tejet të rëndësishëm.

“Ne duhet t’i plotësojmë të gjitha kriteret që i kemi pranuar me këtë marrëveshje… Ne do të punojmë me të gjithë qytetarët tanë dhe institucionet tona…”, tha kryeministri.

Ai tha se qytetarët e vendit kanë treguar orientimin e tyre evropian.

Kryeministri tha se deri në fund të vendit mbesim dy çështje të rëndësishme, ajo e anëtarësimit në UNESCO dhe po ashtu presin nga BE-ja të caktohet data e liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT