Mustafa: Kosova u çlirua se pati njeriun e respektuar

Kryeministri i vendit dhe njeheresh kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të ish-Shefit të SHIK’ut të Shqipërisë, Fatos Klosi.
Ky i fundit ka thënë se me politikën e Rugovës kurrë nuk do të çlirohej Kosova.
Reagimi i plotë i Mustafes ne Facebook:
Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.
Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT