Mustafa: Kosova anëtare e SEECP-së me të drejta të plota, disa vende nuk po mësohen më këtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, i cili bashkë me kryeparlamentarin dhe disa deputetë tjerë ka qëndruar për vizitë në Bullgari ku ka marr pjesë në Asamblenë Parlamentare të vendeve anëtare të SEECP-së, ka përshkruar rrugëtimin e Kosovës deri në anëtarësimin në këtë organizatë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se asamble ka prezantuar qëndrimin e tij, duke shpresuar që pengesat të tejkalohen dhe se Kosova nuk mund të jap pëlqimin e kandidatuës së Serbisë derisa nuk zgjidhet kandidatura e saj.

Lexoni postimin e plotë të Mustafës në Facebook:

20 VJETE TE SEECP – PJESEMARRJE AKTIVE E KOSOVES

Kosova kerkon reciprocitet

Keto dy dite ne Sofje u mbajt Asambleja Prlamentare e vendeve antare te Procesit te Bashkepunimit te Europes Juglindore e njohur si SEECP. Kjo Organizate nderkombetare u krijua 20 vite me pare kur regjioni ishte i dermuar nga lufterat dhe tranzicioni i veshtire. Kosova ishte ne okupim te errte dhe kjo organizate shihej si nje shprese, sepse mbeshtetej nga NATO, SHBA dhe Europa. Dhe ishte nje organizate pionere per provim te paqes , reformave dhe bashkepunimit ekonomik. Kosova u be antare e kesaj organizate me te drejta te plota , vjet ne nje tubim te ngjashem si ky ne TIrane dhe tani po jep kontributin e saj aktiv per nje rol domethens ne trupat punuese te kesaj Oraganizate nderkombetare. Disa vende si duket ende nuk kane mundur te mesohen dhe adaptohen me kete rol te Kosoves . Keshtu ndodhi edhe dje. Krytari i Kuvendit z. Kadri Veseli kishte derguar me kohe nje leter me te cilen shprehte interesin e Kosoves qe selia e Komisionit per zhvillim ekonomik, infrastrukture dhe energji , nje trupi punues te SEECP per vitin 2017 te jete ne Prishtine . Dhe per cudi, ne mungese te Serbise, kjo u kundershtua nga Rumania e Greqia , ndonse u mireprit nga Turqi, Sllovenia e disa vende tjera. MIrepo meqense vendimet merren me konsensus situata mbeti pezull. Pas mbledhjes se ketij komisioni,, po mbahej sesioni i Komisionit per pune te brendshme, ku Srbia kishte vend kandidature te ngjashme me Kosoven. Ne mungese te Daut Haradinajt, qe eshte antar i ketij komiteti , u dakorduam qe une ( Muhamet Mustafa) te marre pjese ne kete komitet.Ne diskutim prezentova qendrimin se Ksova se shpreson qe pengesat e tilla te tejkalohen dhe te mbreteroje fryma e angazhimit te barabarte dhe e respektit reciprok, porse Kosova nuk mund te jep pelqimin per kandidaturen e Serbise perderia nuk zgjidhet kandidatura e Kosoves ne komisionin per zhvilim ekonomik. Delegacioni i Serbise nuk ishte prezent ( ende nuk eshte konstitutar Kuvendi i tyre) dhe edhe Rumania e Greqia nuk munden te bejne dicka me shume. Situata do te zgjidhet me ndermjetsimin e Kroacise , pasi gjate vitit te ardhshem atje do te jete selia e SEECP.

Kryetari i Kuendit te Kosoves sot, ne diten e fundit te ketij tubimi, ne mbeldhje plenare paraqiti qendrimet e Kosoves lidhur me krijimin e bashkepunimitne dobi te te gjithve ne baza te barabarta. Ne foto elegacioni i Kosoves ne KOneferencene e SEECP .

- Advertisement -

MË TË FUNDIT