Drejtori i Telekomit të Kosovës- Vala, Agron Mustafa, mbajti një ligjeratë për gjithçka që ka ndodhur në Te;ekomin e Kosovës, përfshirë edhe efektet që do të japë kodi i ri, +383.
Ai potencoi see nga aspekti jurdik kodi i ri forcën shtetësin e Kosovës, ndërsa nga aspekti ekonomik, kursen miliona euro, të cilat i shkojnë Monco Telekom. Sipas tij, prej 16 vjetësh sa shfrytëzohet kodi i këtij shteti, Monakco Telekom i janë paguar 194 milion euro.
Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), ku është pritur nga rektori, Agron Bajraktari. Në këtë takim është biseduar për ndihmën që ka dhënë ky institucion në ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Ndërsa, Mustafa më pas ka mbajtur një ligjëratë para studentëve, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat e Telekomit të Kosovës. Ai theksoi se rrjetet sociale dhe aplikacionet e ndryshme përmes të cilave komunikohet pa shpenzime, kanë ndikuar shumë në punën e telefonisë mobile.
Megjithatë Mustafa tha se Vala ka lansuar shumë oferta dhe pako të internetit, përmes të cilave të rinjtë mund të komunikojnë më lirë mes vete. Ndërsa, ai theksoi se zhvillimi i teknologjisë e ka detyruar këtë institucion që të mendojë për alternativa të reja për ta zhvilluar kompaninë.
Drejtori Mustafa foli edhe për Strategjinë për zhvillimin e Telekomit të Kosovës, për të cilën tha se është duke u përgatitur, duke u këshilluar vazhdimisht edhe me Institutin “Bell Lab” që është një nga laboratorët më të mirë në ShBA. Ndërsa, duke folur për kodin e ri +383, i cili shumë shpejt pritet të jetë në funksion, Mustafa tha se ky proces do të lehtësojë shumë punën dhe do të kenë edhe mundësi për të rritur punësimin në këtë kompani.
Pasi që theksoi se Vala mbetet një prej brendeve më të fuqishme në Kosovë, drejtori Mustafa foli edhe për ndihmën që jep ky institucion, duke sponzoruar shumë ngjarje të rëndësishme për vendin dhe aktivitete të të rinjve, apo edhe aktivitete humanitare për njerëzit në nevojë.
Ndërsa, rektori Bajraktari e falënderoi Mustafa për bashkëpunimin dhe për mundësinë që ua dha studentëve të USHAF për të kuptuar më mirë funksionimin e Telekomit të Kosovës. Në fund, drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës shpërndau numra të Valës falas për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.