Mustafa i reagon VV-së pasi foli ShBA: Duhet të na kërkojnë falje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskrupullta ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Sipas tij, kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM

- Advertisement -

MË TË FUNDIT