Mustafa: Edhe ju në Vetëvendosje e keni një SHIK

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymerit rreth dosjeve që ky i fundit ia përmendi dosjet e Komunës së Prishtinës.
Mustafa, tha se është i gatshëm që të përgjigjet për secilën dosje që kryetari i tanishëm i komunës së Prishtinës ka nisur për gjykatë.
Por Mustafa, iu kthye edhe Visar Ymerit, i cili e quajti lëvizjen e tij jo të pastër. Madje, tha që edhe Vetëvendosje e ka njëfarë SHIK-u.
Mustafa u kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojnë një komision të përbashkët dhe të hetohen edhe SHIK-u i Kadri Veselit por edhe ai i Vetëvendosjes.
“Unë e barti çdo përgjegjësi, por edhe ju duhet ta bartni përgjegjësinë dhe t’u tregoni qytetarëve për protestat dhe për SHIK-un tuaj. Është mirë që t’i bëhet një komision edhe SHIK-ut të Vetëvendosjes. Njerëzve që po u veni kamera. Edhe krejt bashkë po i fusim me një pako dhe po i hetojmë të gjithë SHIK-ët”, tha Mustafa.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT