Mustafa e quan Fatos Klosin argat të Serbisë

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosit i cili ka thënë se se politika e Ibrahim Rugovës ishte pa krye.

Mustafa ka theskuar se Kosova u çlirua , sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova.

Musatfa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk do të çlirohej kurrë po të varej nga SHIK-u shqiptar sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare.

Lexo postimin e plotë:

Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.
Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT