Mustafa: Askush nuk përfiton nëse Kosova mbetet e izoluar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se fushata e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO po has në fushatën negative të Serbisë, e cila nuk fiton asgjë nëse Kosova mbetet vend i izoluar.

Ai në një konferencë për shtyp, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, kërkoi përkrahjen e të gjitha vendeve në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.

“Në javën e dytë të nëntorit në konferencën që do të mbahet do vendoset për Kosovën. Presim që vendet ta votojnë anëtarësimin”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kundërshtuar qasjen e Serbisë ndaj këtij anëtarësimi, duke thënë se Serbia dhe askush nuk fiton nga izolimi i vendit tonë.

“Kosova është shtet demokratik. Kosova është zotuar duke dhënë garanci të kishës ortodokse serbe. As Serbia dhe askush nuk fiton nëse Kosova mbetet e izoluar. Kosova ka marr për obligim ta njeh kishën ortodokse serbe dhe ta respektoj emrin e saj. Ligji për trashëgiminë kulturore do të vazhdoj edhe më tutje të punohet. Kërkoj përkrahjen e merituar të gjitha vendeve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ne jemi shtet që meritojmë të jemi në një organizatë të tillë”, ka thënë Mustafa.

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala tha se MKRS e konsideron çështje të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai tha se Kosova mbron dhe ruan trashëgiminë e saj, andaj nuk ka arsye që Kosova të mbetet e izoluar. Shala shtoi se kemi edhe shumë punë për të bërë në mbrojtjen e trashëgimisë, duke pohuar se trashëgimia kulturore i përket popullit të Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT