Musa Avdimetaj, boksieri kosovar që nuk njeh humbje: Jetoj në Gjermani, por në shpirt jam kuq e zi, do t’ju gëzojë me titull bote!

Musa Avdimetaj është një ndër sportistët që premton shumë në sportin e boksit.

Avdimetaj i cili jeton dhe vepron në Gjermani ende nuk është njoftuar me humbje në sportin e boksit, pasi në 20 ballafaqime, ka 19 fitore dhe 1 barazim, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tani ka filluar të punojë dhe të stërvitet me kampionin e botës, Haxhi Krasniqin – prej të cilit thotë se po mëson jashtëzakonisht shumë.

“Unë jam shumë i lumtur, sepse prej kohës kur kam filluar të punojë me Haxhi Krasniqin, Qëndrim Krasniqin dhe trajnerët e tyre, jam duke marrë rezultate shumë të mira. Jam krenar që më përkrahin në të gjitha format”, tha fillimisht Musa Avdimetaj për “GazetaBlic Sport”.

Në duelin e fundit, Musa Avdimetaj fitoi pas vetëm 2 raundeve, duke mposhtur boksierin nga Gjeorgia, Malkhaz Sujashvili.

“Në meçin e fundit kam fituar shpejtë, nuk mund të tregojë se sa kam punuar. Më kam ecur mirë, sa më shpejtë të fitosh, aq më mirë”, vazhdoi Avdimetaj, i njohur si “Baby Boy”.

Boksieri kosovar rrëfen se si më herët kishte idoll Haxhi Krasniqin, ndërsa tani po punon me të.

“Gjithmonë e kam pasur idoll Haxhi Krasniqin, kur e shoh atë kampion bote dhe kur e di rrugëtimin e tij, normalisht se motivohem. Vëllezërit Krasniqi më motivojnë dhe më mësojnë shumë gjëra, pothuajse çdo ditë”. Unë deri tani kam 20 ndeshje, 19 fitore dhe një barazim. Kur nuk humbet, normalisht se je i lumtur, por nuk dua të ndalem. Deri më tani më ka ruajtur Zoti dhe shpresojë që vazhdojë kështu.” Nuk kam qenë shumë i motivuar në boks pas disa fitoreve, por pasi fillova të punojë me Haxhi Robin Krasniqin, gjithçka ndryshoi dhe tani kam motivim të lartë, falë kampionit të botës”, vazhdoi Avdimetaj.

Në fund, 24 vjeçari theksoi se do të boksojë për titullin kampion bote për junior, ndërsa më pas synon ëndërrat e mëdha që i ka vendosur t’i realizojë si senior.

“Do të boksojë për titullin e botës në kategorinë e juniorëve, nëse triumfojë, atëherë kualifikohem për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit të botës në kategorinë e seniorëve, andaj po punojë ditë e natë, që ta arrijë këtë. I kam fituar dy herë titujt e botës në kategorinë e juniorëve, po tani shpresojë ta fitojë edhe njëherë dhe të vazhdojë ëndërrën”

“Kur jam në Kosovë, më kënaqet shpirti dhe zemra. Më përkrahin shumë nga Kosova, sidomos nga Strellci – shpresojë që të vazhdojë t’i bëjë krenar. Jetoj në Gjermani, por zemra dhe shpirti im është gjithmonë kuq e zi”, përfundoi Musa Avdimetaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT