Muriqi niset drejt Romës, tregon arsyet pse e zgjodhi Lazion

Vedat Muriqi është nisur drejt Romës nga Aeroporti Ataturk sot në mesditë, për ta kompletuar kalimin nga Fenerbahce në Lazio. Duke folur para gazetarëve në Stamboll, sulmuesi kosovar shpalosi arsyet pse e zgjodhi klubin italian për ta vazhduar karrierën.

Fenerbahce dhe Lazio kanë arritur marrëveshje në vlerë rreth 20 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit të Kombëtares së Kosovës Muriqit, i cili do të zyrtarizohet te klubit nga Serie A në fillim të javës që vjen, raporton Gazeta Express.

Muriqi pritet t’i kryejë testet mjekësore me Lazion të hënën para se ta vendosë nënshkrimin mbi një marrëveshje pesëvjeçare.

Duke folur për gazetarët turq para nisjes drejt kryeqytetit italian, Muriqi tregoi arsyet pse e zgjodhi Lazion: “Arsyeja pse e zgjodha Lazion është se ajo më kërkoi shumë mua dhe unë vlerësoj se i përshtatem stilit të lojës së këtij ekipi.”

“Po shkoj në një ekip të ri. Synimi im i parë është të jem i suksesshëm në Romë dhe pastaj të luaj për klubet më të mëdha në botë në vitet në vijim. Tani do ta jap më të mirën nga vetja për Lazion”, nënvizoi ai.

Sulmuesi nga Prizreni po largohet nga Feneri pas vetëm një sezoni, ku la shumë mbresa.

Ai iu bashkua Fenerbahces nga Rizespori për 3.5 milionë euro verën  e kaluar, duke i shënuare 17 gola në 36 ndeshje në fanellën e verdhezi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT