Murinjo: Arsenali është në garë për titull

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, nuk ka mundur të mos e ngacmojë Arsenalin në mënyrën e tij të veçantë, pas barazimit ndaj Sauthemptonit. “Blutë” mbeten liderë të kampionatit anglez me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe gjashtë pikë përpara Mançester Sitit e shtatë më shumë se “Topçinjtë”. I pyetur nga gazetarët se a mund ta fitojë Arsenali titullin, portugezi është përgjigjur pozitivisht. “Padyshim. Shtatë pikë prapa Çelsit dhe (ne kemi) një ndeshje më pak të zhvilluar. Pozita jonë është më e mirë se ajo e tyre, por mendoj se po (janë në garë). Shumë skuadra janë në garë”, ka deklaruar “The Special One”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT