Murati: Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritje të pagës minimale

Në Kuvendin e Kosovës sot është miratuar në lexim të parë projektligji për pagën minimale.

68 deputetë ishin të pranishëm në votim, ndërsa vetëm gjashtë prej tyre kanë abstenuar.

Pas këtij votimi, ka reaguar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati deklaroi se pas 11 viteve stagnim, më në fund do të ketë rritje të pagës minimale.

Sipas Muratit kjo ndihmon mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro.

Po ashtu ministri tha se mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës.

Postimi i plotë:

Projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale kaloi sot në lexim të parë.

Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale që ndihmon:

✅ mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro.

✅ mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT