Murat Meha takohet me Bill Clintonin

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës u befasua për të mirë në Norvegji.

Ai ka takuar atje ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili po kryen një turne në Europë për të folur lidhur me të ardhmen e Bashkimit Europian dhe Brexit.

Nga pamjet e publikuar, shihet se Meha ka shtrënguar duart me Clinton.

Clinton, i cili udhëhoqi SHBA’të në dy mandate si president nga viti 1993 deri më 2001, dhe që urdhëroi bombardimin e forcave të Serbisë të udhëhequra nga diktatori Sllobodan Milloshqviçi, shihet të kenë ndërruar disa fjalë me Mehën.

Murat Meha, udhëhoqi Komisionin qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Puna e tij u kritikua ashpër nga opozita.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT