Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1, raporton Zëri.info.
Në ndeshjen e radhës, të martën, Kosova është nikoqir i Anglisë në Southampton.
Andaj, trajneri Munishi në mes të tjerash e ka vlerësuar lart respektin e treguar të Anglisë.
“Prej Anglisë na vijnë shumë rreziqe andaj trajneri Challandes duhet t’i marrë masat e duhura”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.
“Më vjen mirë që një vend si Anglia që është djep i futbollit është duke na respektuar”, vlerësoi Munishi.
“Ka lezet një Kombëtare si Anglia të na prish rekordin pa humbje”, shtoi trajneri i Ballkanit./Zëri.info