Mungojnë vaksinat për 180 raste të sëmundjes gungore tek gjedhet

Sëmundja Gungore e Lëkurës tek gjedhet, është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë, në Komunën e Deçanit, në mungesë të vaksinave.

Në një njoftim për media thuhet se Komuna e Deçanit, ka të evidentuar mbi 12 mijë krerë  lopë ndërsa, ku deri më tani janë mbi 180 krerë  të prekura nga kjo sëmundje, ku 25 prej tyre kanë ngordhur.

“Ne si institucion në bashkëpunim me veterinarët çdo ditë jemi në terren për të bërë evidentimin e lopëve të prekura nga kjo sëmundje.

E vetmja ndihmë nga ne është t’i këshillojmë  që të spërkaten, që të mos afrohen insektet pas ngordhjes, tua mundësojmë groposjen në bashkëpunim më kompaninë ,,Hixhena’’ dhe të mbajmë evidencë për numrin e tyre”, thuhet në njoftim.  Sipas tyre, gjithçka varet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Ministria e Bujqësisë, që të ndërmarrin hapa për sigurimin e vaksinës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT