Mundja zgjedh më të mirët e vitit 2016

Të martën tek restorant “Te Rrethi”, Federata e mundjes së Kosovës bëri përzgjedhjen e mundësve më të mirë për vitin që po e lajmë pas.

Kështu, në një ambient festiv, ku ishin të pranishëm edhe shumë mysafir nga sfera të ndryshme të jetës, komisioni kishte vendos që mundës të vitit për vitin 2016, të zgjedhet, Edon Shala (senior), kurse pionier i vitit të jetë Urim Qaili dhe Venera Asllani tek femrat.

Tek kadetët, Gani Halili, kurse tek junioret primati i ra Sabri Curri. Poashtu u zgjedhën edhe puntorët sportiv, kështu trajner më i mirë është Sulejman Shala, klubi më i mirë KM Prizreni, Puntor sportiv, Qamush Brava, Refer më i suksesshëm Ridvan Kalanderi, kurse mirënjohje iu nda edhe trajnerit Ferat Ramadani për avancimin e sportit të femrave.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i FMK-së, Naim Muja i cili para të pranishmëve përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe i njëjti iu shprehi suksese edhe në të ardhmen mundësve të tij.

Cekim se Muja me punën që ka bërë me federatën e mundjes së Kosovës ka ndikuar shumë në pranimin e kësaj federate me të drejta të plota në Federatën botërore të mundjes.

Kurse i njëjti sivjet mori mandatin edhe të delegatëve që të udhëheq me këtë institucion sportiv edhe për 4 vitet e ardhshme.

LAUREATËT E VITIT 2016

PIONERI I VITIT 2016

1, URIM QAILI

2.AURON SYLA

3.ALBIN  SHEHU

4.ENDRIT TIXHAJ

5. SEID  KUKAJ

PIONERJA E VITIT 2016

1.VENERA ASLLANI

2.QENDRESA KRASNIQI

3.DIELLZA KRASNIQI

4.NJOMZA KRASNIQI

KADETET E VITIT 2016

1.GANI HALILI

2.SAMIR  NEZIRI

3.ARLIND SELIMI

4.ARMEND KUKA

5.ALBIAN  KOKOLLARI

JUNIORI I VITIT  2016

1SABRI CURRIi

2.RAMIZ HUNELI

3.ALBAN DELIJAJ

4.ARLIND CURRI

5.BURIM KASTRATI

SENIORI I VITIT 2016

1.EDON SHALA

2.ALBAN  SOPA

3.BUJAMIN BERISHA

4.KASTRIOT SEDOLLI

5.DRILON SYLA

- Advertisement -

MË TË FUNDIT