Mulaj e Selmani konfirmojnë se vetëm janë fjalosur, e jo rrahur mes vete

Ish-deputetja e AKR’së, Myzejene Selmani, ka treguar për Gazetën Express, se s’ka pasur kurrfarë konflikti fizik me ish-Ministrin Ismet Mulaj.
Ajo ka treguar se janë fjalosur dhe kanë debatuar për çështje partiake.
“Fjalosja me fjalë. Por s’jemi rrahur. Për njëfarë çështje partiake. Asgjë tjetër. S’ka pasur kurrfarë përleshjesh. Nëse do të kishte pasur diçka të tillë do të lajmëroja policinë”, ka thënë Selami, për Gazetën Express.
Edhe ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka thënë se vetëm ka pasur diskutime dhe kurrsesi përleshje fizike.
“As me dorë s’e kam prekë”, ka thënë Mulaj, për Express.
“Ky lajm i publikuar në disa media është në kuadër të luftës speciale për ripozicionim në AKR’, ka shtuar ai.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT