Mulaj: Arrestimi i zyrtarëve të MTI-së dëshmoi dallaveret me njehsorë

sh Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, kishte paralajmëruar se njehsorët e prodhuesit KOHLER AEL.TF 04-01 në tregun Kosovar ishin jashtë standardeve. Pas deklaratave të tij, janë arrestuar 3 zyrtarë të MTI-së për këtë skandal.

Mulaj, ka thënë për Indeksonline se prokuroria nuk duhet t’i përfundojë hetimet me arrestimin e tre zyrtarëve, për dallavere me njehsor elektrik.

Mulaj thotë se paralajmërimet e tij për hetimet e prokurorisë kanë qenë të vërteta dhe njehsorët elektrik kanë qenë të vërtetuar se nuk i plotësojnë standardet.

“Është vërtetuar atë që e kamë thënë më herët. Instituti Holandës e ka vërtetuar se këta njehsor janë me defekte dhe unë shpresoj që Gjykatat ta qoj deri në fund këtë hetim jo me arrestimin e vetëm tre zyrtarëve sepse ky ka qenë krim i organizuar dhe përgjegjësia duhet të bie deri në personin e fundit që ka manipuluar”, ka thënë Mulaj.

Mulaj ka thënë se operatori KEDS-i duhet t’i largojë menjëherë këta njehsor nga përdorimi dhe po ashtu atyre që ua ka instaluar t’ua largojë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT