Serbia është shteti i parë në rajon që dje filloi vaksinimin kundër COVID-19 ndaj qytetarëve të saj.

Por, përfitues të këtyre vaksinave ishin edhe serbët e Kosovës, që sot morën disa nga to, njofton Klan Kosova.

Ndër të parët që morën vaksinën ishte edhe Muharrem Bahtijareviq, i cili u shpreh jashtëzakonisht mirënjohës ndaj shtetit serb.

“Sapo kam marrë vaksinën. Jam i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që presidenti Aleksandar Vuçiq na ka siguruar që të jemi ndër të parët në Ballkan dhe të tretët në Europë. Ne duhet të jemi krenarë që presidenti Vuçiq po na udhëheq në atë drejtim”, i ka thëanë ai mediumin serb “Kosovo