Muhamet Mustafa: Hedhja e gazit në parlament është gati në kufijtë e akteve terroriste

I ftuar në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit ka qenë i ftuar, Muhamet Mustafa, deputet i Parlamentit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai në intervistën me Shkodran Gajrakun ka qenë i ftuar për të folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo seancë paraqet dhembje të shtetndërtimit dhe shumë probleme me të cilat ballafaqohet Kosova”

Veprimet e deputetëve nga partitë opozitare në seancën e fundit të kuvendit, Mustafa ka thënë se janë të pa pranueshme, pasi askush nuk ka të drejtë që të ia ndalë fjalën askujt.

“Nuk keni kredibilitet dhe mundësi që të ma ndalni fjalën, nuk keni të drejt ligjore dhe morale”, ka thënë Mustafa se iu ka drejtuar deputetëve opozitar në një moment kur duket se ai është kapluar nga nervoza.

Ai ka thënë se ky veprim ishte një provokim i madh, kur vjen në shprehje të të pengojnë edhe të flasësh.

“Problemi i tyre ishte “Zajednica”, por kjo punë duhet të diskutohet në kuvend, dhe nëse kuvendi merr vendim që të tërhiqet nënshkrimi nga çfarëdo marrëveshje, atëherë ashtu do të bëhet, por jo në këtë formë”, ka thënë Mustafa.

“Kuvendi mund të marrë vendim, pasi është institucion suprem, mund të marrë vendim të prish marrëdhënie me ndonjë shtet”.

Madje ai ka thënë se puna e kuvendit nuk duhet të pengohet as në kohë të luftës, por ka thënë se nuk do të lejojnë që në Kuvendin e Kosovës të ketë anarki dhe uzurpim.

“Hedhja e gazit në parlament është gati në kufijtë e akteve terroriste”, ka deklaruar Mustafa

“Terheq vërejtjen se kjo nuk i bën mirë askujt, jam i gatshëm të flas me ta në mënyrë demokratike”.

Kryetari i kuvendit dhe kryesia janë përgjegjëse për me ndërmarrë masa, kur shkelet ligji duhet marrë masë, kryetari i kuvendit ka qenë i durueshëm në një situatë të tillë, pasi ka qenë situata shumë e ndjeshme dhe e arsyetoj durimin e tij pasi qëllimi ka qenë që situata të mos eskalojë.

Ndërsa deklaratat se do të bëhet edhe më keq, Mustafa i ka komentuar kështu:

“Këto janë deklarata të pamatshme nëse thonë se do të ndodhë edhe më keq, ka kaluar koha e Oso Kukave e Don Kishotave, i ftoj të gjithë që të heqin dorë nga kërcënimet, pasi ato nuk i shërbejnë askujt.

Ndërsa punën e qeverisë deri tash ai e ka vlerësuar si të kënaqshme por ka thënë se ka hapësirë ende për t’u bërë më mirë, por vetëm se duhet të ipet hapësirë.
Ndërsa intervistën në Klan Kosova ai e ka përmbyllur duke thënë se krejt kjo turbullirë në Kosovë më së shumti i konvenon Serbisë

“Ajo çka po ndodh në Kosovë, qon ujë tek Vucici, që jeton me një mendësi të mesjetës, por duhet ditur se koha ka ndryshuar, sa do të ketë sukses Vucici, do të varet se sa do ta rrihemi ne këtu në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT