MSH-ja shpall konkurs, kërkon 8 mjekë për QKMF-në e Skenderajt

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për të punësuar 197 mjekë të përgjithshëm në Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare në 31 komuna të vendit.

Sipas konkursit numri më i madh i mjekëve po kërkohet në Prishtinë gjithsej 20 mjekë, pastaj në Prizren 15 mjekë e po ashtu edhe në komunat tjera.

Në Skenderaj kërkohen 8 mjek, kurse në Drenas 6 mjek.

Kontratat do të jenë 6 mujore, ndërsa ky konkurs është i hapur deri me 01.12.2021.

Linkun e këtij aplikim mund ta gjeni KËTU