“Mr. Pink” blen 51% të aksioneve të Milanit?

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ia ka shitur shumicën e aksioneve të klubit një supermiliarderi kinez. Ky është lajmi që raportohet sot nga disa media italiane, megjithëse ende mungon zyrtarizmi.
Sipas ueb-faqes “football-italia.net”, thuhet se Milani i ka shitur 51% të aksioneve të klubit Poe Qiu Ying Wang Shuo, që njihet me nofkën “Mr. Pink”.
Biznesmeni kinez njihet në Perëndim me pseudonimin “Mr. Pink” për shak të pijes energjike “Pink”, të cilën ai e hodhi në tregun amerikan dhe që shumë shpejt “pushtoi” të gjithë vendin.
Në fillim lajmi u publikua në Rumani nga portali “wowbiz.ro”, i cili e ka shoqëruar lajmin edhe me një foto nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes mes Berluskonit dhe biznesmenit kinez.

11033173_818685684878843_9062751590886277860_n

Arsyeja pse ky lajm u publikua më parë në Rumani është “Mr. Pink” ka pasur të dashur një modele rumune dhe kjo dyshohet se e ka publikuar ngjarjen në këtë faqe.
Kujtojmë që në të shkuarën ishte folur shumë për një shitje të Milanit, por të gjitha këto u hodhën poshtë nga Berluskoni, i cili e ka përsëritur se nuk do ta shesë klubin.
Berluskoni i është përgjigjur këtij lajmi duke thënë: “Nuk komentoi mbi thashethemet”.
Megjithatë, gjithçka do të konfirmohet në orët në vazhdim.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT