Mposhtet Drenica, edhe pse ishte dy gola epërsi

Skuadra e Ballkanit ka arritur fitore kundër Drenicës në shtëpi me rezultat minimal 3-2.

Djemtë e Bekim Isufit ishin në disavantazh 0-1 pas pjesës së parë me golin e Kreshnik Ukës, i cili shënoi edhe golin e dytë përsonal në fillim të pjesës së dytë.

Mirëpo skuadra nga Suhareka nuk u dorëzua dhe pavarësisht se ishte duke humbur me dy gola disavantazh arriti të shënojë me Astrit Thaqin, për të barazuar më pas Rrustem Hoxha në 2-2.

Ekipi i Ballkanit nuk u mjaftua me barazim dhe ishte mbrojtësi Armend Thaqi ai që shënoi golin e fitores për një përmbytje senzacionale, pwrfundimisht Ballkani 3-2 Drenica.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT