MPB: Grupi i armatosur ka hyrë ilegalisht në Maqedoni

Ministria e Brendshme tha se sot në mëngjes rreth orës 05:00 policia ka filluar aksionin për të frenuar grupin e armatosur që sipas tij ka synuar sulme ndaj institucioneve shtetërore, transmeton TetovaSot.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski, një grup ilegalisht kanë hyrë nga vendi fqinj dhe u strehuan në lagjen e Kumanovës për t’u përgatitur për një sulm.

Sipas Kotevski, grupi është i armatosur mirë dhe i trajnuar për të luftuar në këto kushte.

Forcat speciale të MPB pas aksioni sot në mëngjes kanë hasur një sulm të egër me bomba dhe armë zjarri snajper nga një grup i armatosur.

Kotevski tha se aksioni po vazhdon, për shkak të specifikave të terrenit. Ai shtoi se po kryhet kontrolle në shtëpitë aty pranë, ku ka informacione se anëtarët e grupit të armatosur janë nga jashtë. Por Kotevski nuk bëri të ditur se sa është numri i të plagosurve./TetovaSot/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT