MPB dhuron 24 kamionë për njësitet e zjarrfikësve për fazën e parë

Ministria e Punëve të Brendshme do të shpërndajë 24 kamionë, për fazën e parë të projektit, të njësive të zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës.
Ky projekt financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në fazën e dytë të projektit, që do të përfundojë më 30 qershor, do të shpërndahen edhe 14 kamionë të tjerë.
Vlera e totale e këtij projekti është  5. 334. 659, 93 euro.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT