Mourinjo “ndihmon” Interin, i ofron Cuadradon

 

Në orët në vazhdim, pritet që drejtuesit e Interit të ulen në bisedime me menaxherin e Huan Kuadrados. Menaxheri i kolumbianit, Alesandro Luçi, mbërriti dje në Milano ku dhe pritet të takohet me drejtuesit e Interit. Këto të fundit shikojnë te Kuadrado lojtarin ideal për mesfushën ofensive. Sipas mediave italiane, këtë operacion e ka nisur Zhoze Murinjo.

Trajneri i Çelsit nuk shikon të ardhme për Kuadradon në Londër duke i hapur kështu rrugë transferimit të lojtarit në Serinë A. Themi në Serinë A pasi për Kuadradon nuk është interesuar vetëm Interi. Pasi të takohet me zikaltrit, Luçi do të bisedojë edhe me drejtuesit e Juventusit. Skuadra torineze prej kohësh është në kërkim të alternativës së Lihshtajnerit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT