Mourinjo, kundërshtarëve: Kujdes nga Çelsi i edicionit të ri!

 

 

Teksa skuadrat e Arsenalit, City, United dhe Liverpul kanë bërë transferime cilësore në skuadra, trajneri i Çelsit, Jose Mourinjo, i ka paralajmëruar kundërshtarët e tij që të kenë kujdes nga skuadra e tij.

“Të gjitha skuadrat do të forcohen dhe Siti mendoj se do të jetë sërish një rivale e jona. Por mesazhi im për skuadrat e tjera është që të kenë kujdes nga Çelsi i edicionit të ri”, ka thënë Mourinjo.

“Special One” ka thënë se Premeir Liga është shumë e vështirë për t’u fituar, pasi ka shumë klube që luftojnë për titull.

“Premier Liga është më e vështira për shkak të numrit të madh të skuadrave që luftojnë për titull. Mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Në këtë vend, edhe skuadrat që nuk kanë potencial lojtarësh si ekipet e mëdha luftojnë dhe besojnë. Çdo ndeshje është e vështirë për t’u fituar”, ka shtuar portugezi, që këtë vit u shpall kampion në Premier League.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT