Mourinjo dëshiron t’i shes këta katër futbollistë në janar

 

Chelsea nuk  po kalon një sezon të mirë, duke pësuar disa humbje dhe është dorëzuar para kohe nga lufta për titull.

Sipas gazetës spajnolle Sport, trajneri i Chelseat, Jose Mourinjo, i ka kërkuar bosit Roman Abramovich që t’i shes katër futbollistë që të arkëtoj milion euro dhe të blej disa futbollistë tjetër.

Sipas Sport, Eden Hazard, Nemanja Matic, Oscar dhe Diego Costa janë futbollistët të cilët “Special One” dëshiron t’i largoj.

Për t’i shitur këta katër futbollistë, Chelsea nuk do të ketë problem, pos nëse kërkon shuma të paarsyeshme parash.

/Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT